Pësoi atak kardiak, ja si është gjendja e Muharrem Ahmetit
Pak kohë më parë këngëtari i njohur i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti pësoi atak kardiak.
Një nga miqtë e tij më të ngushtë ka zbuluar gjendjen e tij shëndetësore. Ai thotë se gjendja e këngëtarit është normalizuar dhe këngëtari i është kthyer muzikës.
Muharrem Ahmeti ka lajmëuar përmes një postimi në ‘Instagram’, se do të sjellë një version tjetër të këngës së Elvana Gjatës, ‘Tavolina e Mërzisë’.