Përvjetori i tyre/ Teuta Krasniqi i shpreh publikisht dashurinë bashkëshortit

Ajo gjithmonë prononcohet të jetë tejet e lumtur me martesën e saj me bashkëshortin Adonis Morinën. Çifti sot kanë përvjetorin e lidhjes së tyre, ndërsa Teuta Krasniqi aktorja e njohur kosovare është kujdesur për një urim në Instagram.

Teuta-Krasniqi-2

Duke publikuar një fotografi nga pushimet e përbashkëta, Krasniqi i ka shprehur edhe dashurinë bashkëshortit të saj publikisht. “Ti je e sotmja ime dhe të gjitha të nesërmet e mia. Urime përvjetorin. Të dua jetë!”, ka shkruar Teuta për bashkëshortin, nga martesa me të cilin ka edhe një vajzë, shkruan Prive.