Përvjetori i 18-të, bashkëshortja i bën dedikimin emocionues Flor Binajt
Flor Binaj është një nga personazhet publik më të dasur nga publiku, kjo jo vetëm për të qeshurat që na ka dhuruar për 18 vite te Portokallia, por edhe për qëndrimet e tij të shpeshta pro studentëve, kundër ngritjes së cmimeve.
Ai është ndër të vetmit artistë që ka dalë më zë e figurë për mbrojtjen e Vjosës, por edhe për jetën e tij familjare, pasi ai shihet si një model për t’u ndjekur.
Florjan Binaj dhe bashkëshortja e tij, Sadina, kanë mbushur 18 vite martesë. Çifti janë prindër të tre fëmijëve, Krena, Glauk dhe Vjosa. Gjithnjë në dukje çifti ideal, Sadina ka zgjedhur sot ta urojë partnerin e saj me fjalët më të ëmbla.
“Sit sot 18 vite më parë u kapëm dorë për dore për të ecur në rrugën e jetës bashkë. Kemi kaluar ditë të bukura, të paharruara, momente të vështira, kemi qarëq e qeshur bashkë, në të mirë e në të keqe bashkë.
Faleminderit që je kështu siç je, një njeri me zemër të madhe e të veçantë, një njeri me zemër qelibar! Faleminderit që çdo ditë të jetës time më fal dashuri, ngrohtësi! Faleminderit që më bën të lumtur dhe kur dua të qaj!
Faleminderit që je mburoja jonë! Të duam pafund, Sadina, Krena, Glauk dhe Vjosa zë’ëmbla,” – shkruan Sadina, bashkangjitur me një foto të gjithë familjes.