Përveç “Shiko Kush LUAN”, Luana zbulon se do të realizojë një tjetër program
Luana Vjollca është gati të nisë sezonin e katërt të “Shiko Kush LUAN”, por siç jemi mësuar ta shohim të angazhuar në disa projekte njëherësh, ky nuk është i vetmi lajm që do të merrnim këtë shtator.
Luana ka ndarë një video, ku shihet edhe një pjesë e stafit të “Shiko Kush LUAN”, ku nuk mund të mungonte as Rezart Veleshnja. Ndonëse xhirimet në fjalë ishin realizuar për formatin e së shtunës në Top Channel, Luana dhe Rezarti kanë theksuar që të bëhemi gati, pasi “Take Me Out Albania” do të nisë më shpejt nga se mendojmë. Vitin e ardhshëm, spektaklin e famshëm ‘dating’ do ta shohim, mesa duket, në transmetim.
Audicionet për “Take Me Out Albania” nisën para shpalljes së pandemisë, për t’u ndërprerë më pas si shkak i Covid-19. “Meqënëse na keni pyetur pafund”, ka shkruar Luana, duke treguar kështu se interesi është tejet i lartë. Për më shumë detaje, presim sërish të mësojmë nga Luana. /News31