Personazhi i njohur i mediave sociale, Cllevio, i dyshuar për sulmin ndaj ‘Top Channel’?

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është Klevjol Ahmeti, ka deklaruar sot se pas sulmit ndaj Top Channel policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij.

“Është vrarë ai roja në Top Channel dje dhe dua t’i them familjes së vet ngushëllime për fatkeqësinë, por mirë unë ta vravë rojën që më vjen policia në 4 të mëngjesit në shtëpi mua. Më sollët policinë për vrasje në shtëpi, çfarë vrasje. Si më vjen mua në shtëpi në 4 të mëngjesit një herë. 15 policë nga Tirana zbarkuan në Lushnje”-ka deklaruar ai në një video live.

Policia nga ana tjetër nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar mbi të teksa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave.