Personazhet që shtynë dasmën për shkak të virusit
Gjatë një interviste për Ellen DeGeneres më 7 prill, Jennifer Lopez u shpreh se “koronavirusi ndikoi pak te planet e dasmës”. “Pra, na duhet të presim edhe disa muaj që të shohim si do të shkojnë gjërat,” tha ajo.
Katy Perry dhe Orlando Bloom
Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, u detyruar të shtynin dasmës pas pandemisë së Covid-19. Burime për People thanë se “ceremonia do të mbahej në Japoni me 150 të ftuar” dhe ata “ishin shumë të lumtur”.
Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi
Nuk është hera e parë që princesha shtyn datën e dasmës. Fillimisht, Beatrice u detyrua ta shtynte dasmën për shkak të skandalit të të atit, princit Andrew. Pastaj, tensionet në familjen mbretërore pas vendimit të Meghan dhe Harry-it, ia bënë edhe më të vështirë kurorëzimit, por më në fund u duk sikur çifti ia doli të planifikonte një datë. Ata do të martoheshin më 29 maj në The Chapel Royal, por mbretëresha Elizabeth II anuloi çdo event për shkak të koronavirusit. Daily Mail shkroi se çifti ka në plan të organizojë një ceremoni me 5 të ftuar. “Po marrin në konsideratë një dasmë private me vetëm pesë njerëz: nusja, dhëndri, prifti dhe dy dëshmitarët. Festën do ta mbajnë pas disa muajsh, kur gjendja të kthehet në normalitet,” tha një burim.
Taraji P. Henson dhe Kelvin Hayden
Më 31 mars, Taraji P. Henson tha se do ta shtyjë dasmën për në korrik. “Gjyshja ime është 96 vjeçe ndërsa e tij 86, si t’i marrim në dasmë tani? Tani po përpiqemi të gjejmë një mënyrë sa më të sigurt,” tha aktorja e Empire për Extra TV.
Emma Stone dhe Dave
Emma Stone dhe Dave McCary do të martoheshin në mars, por burime për Page Six konfirmuan se u detyruan ta shtynin. Aktorja dhe regjisori janë bashkë që prej 2017-s dhe njoftuan fejesën në dhjetor të 2019-s.