Personazhet e njohur të ekranit votojnë dhe të gjithë sytë tek ta

Instagrami nuk është vetëm per rroba dhe ushqime. Shkon dhe përtej vanitetit, ndaj shumë nga personazhet e njohur sot nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit e tyre faktin qe kanë votuar. Ndokush thjesht poston gishtin, të tjerë bëjnë dhe thirrje për pjesëmarrje.

Mes tyre janë Olti Curri, Rudina Dembacaj, Hygerta Sako, Agnesa Hadërgjonaj, Kastro Zizo, Dojna Mema.

Jul Deda u fotografua teksa hidhte votën e tij në kutinë e votimit, i veshur me kostum të zi e i buzëqeshur.

Xhensila dhe Besi treguan se votuan duke treguar gishtat me një foto në makinë. Xhensila kishte zgjedhur të vishej me një kostum të bardhë për këtë ditë të rëndësishme.

Orgesa Zaimi gjithashtu shoqërohej nga bashkëshorti sot, duke bërë thirrje që të gjithë të votojnë.

Ilva Tare votoi dhe raportoi, e veshur me ngjyra pranvere, fund rozë dhe këmishë jeshile.

Ndërsa Estela Ujka shkoi të votojë e veshur sportive, me xhup e kapele.