Përsëritet rasti Ikardi-Maksi Lopez, Neymar i merr të fejuarën ish-shokut të skuadrës

Kur Mauro Ikardi nisi një lidhje me Vanda Narën, nisën të shpërthejnë mediat sociale, kjo për shkak se Vanda ishte e martuar me Maksi Lopezin, me të cilin kishte edhe fëmijë.

Por Ikardi duket se shfrytëzoi miqësinë që kishte me Maksi Lopezin, për t’i marrë këtij të fundit bashkëshorten. Megjithatë duket se është përsëritur i njëjti rast, me protagonist këtë herë yllin e PSG-së Nejmar.

Ky i fundit sipas revistës “Chi” në Francë, ka nisur një lidhje të fshehtë me Izabel Gulart, e cila është e fejuar me ish-portierin e PSG-së, Kevin Trap. Madje thuhet se Nejmar tashmë është në lidhje me modelen braziliane, e cila para pak kohësh kishte planifikuar dasmë me portierin gjerman.

Nuk dihet ende nëse është e vërtetë kjo, apo thjesht një thashethem, por nëse do ishte e vërtetë, atëherë do përsëritej përsëri rasti i Ikardit me Vandën.

PANORAMASPORT.AL