Përse ndryshoi gjendja emocionale e Irina Shayk dhe Bradly Cooper pas Oscar

Pas eventit të rëndësishëm të Oscar-it, është koha që t’i kthehen përditshmërisë së tyre. Aktori 44-vjeçar, Bradley Cooper dhe modelja 33-vjeçare Irina Shayk u fotografuan në Los Angeles dhe gjendjae tyre emocionale ishte shumë ndryshe nga ajo e tapetit të kuq, të dielën. Çifti dukej i rraskapitur pas një nate vetëm duke festuar. Veç lodhjes, të dyve nuk i buzëqeshte buza dhe ndoshta kjo ka të bëjë me afrimin e ekzagjeruar mes Lady Gaga-s dhe aktorit, sipas Lapsi.al. Por veç performancës së tyre, dyshja vazhdoi të tregonte afrimitet edhe në festën pas Oscar-it, ndërsa Irina u dallua e ulur pranë tyre.