Përse Beniada e ‘BB VIP’ prezantohet me dy mbiemra?
Beniada është një ndër emrat që mori pëlqyeshmëri të madhe nga publiku në aventurën në “Big Brother VIP”.
Para këtij rrugëtimi, ajo njihej kryesisht si “mbesa e ish-Presidentit Nishani”, me profesion modele.
Por, shumëkush mund ta ketë bërë pyetjen e mbiemrit tjetër – Jakic me të cilin Beniada gjendet në llogarinë e saj në Instagram.
Mbi prezantimin me dy mbiemra, Beniada kishte folur vite më parë në një intervistë për gazetën Panorama, përcjell Prive.al.
Ajo mes tjerash ishte shprehur:
“Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime). Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë boshnjakë, që u shpërngulën me forcë nga tokat e tyre prej serbëve. Dhe unë Jakic e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele.”
Duke folur për origjinën, Beniada pati shtuar:
“Unë jam shumë krenare për origjinën e familjes sime me tradita shqiptare qysh nga stërgjyshi im, që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Ismail Qemalin me shoqatën “VATRA” shkriu gjithë pasurinë e tij në mbështetje të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit shqiptar më 28 Nëntor 1912. Ndaj u them shumë faleminderit gjithë bashkatdhetarëve për mesazhet e bukura që më kanë dërguar, pas intervistës sime të parë për median shqiptare.”