Përqafoi të dashurën në publik, gjobitet me shumën e majme i riu

Një djalë vetëm 20 vjeç është gjobitur nga policia për shkak se përqafoi të dashurën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Pavia, Itali. Mësohet se çifti ishin duke shëtitur në Strada Nuova, në qendër të qytetit, kur policia pikasi të riun teksa përqafonte të dashurën dhe e gjobi.
I riu ka shkelur rregullat e përhapjes së koronavirusit. Ai duhet të paguajë një gjobë prej 400 eurosh, që ulet në 280 euro nëse e paguan brenda 30 ditëve.
Ky lajm u bë i ditur nga gazeta “La Provincia pavese”, e cila shkruan se çifti ishin duke mbajtur edhe maska në fytyrë.