Përqafime, alkool dhe shisha/ Dalin fotot disa orë para vrasjes së “Flor Qorrit”, viktima e djeg gjatë natës me dhëndrin e Qazim Sejdinit

Dalin fotot e Florian Lamçes (Flor Qorrit) që u shkrepën pak orë para se të vritej në një lokal në qendër të Elbasanit.

Në fotot e siguruara nga Panorama, viktima shfaqet në tavolinë me 2 miqtë e tij, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari.

Siç shihet edhe në foto të tre personat kanë qenë duke konsumuar alkool dhe shisha deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Madje mes tyre nuk kanë munguar edhe përqafimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi, mëngjesin e sotëm pranë lokalit ‘Piazza’, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Gjatë përleshjes 40-vjeçari u godit me shishe dhe sende të forta nga shokët e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndri i Qazim Sejdinit. Policia ka arrestuar personat e përfshirë në sherr.

Ende nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.