Perputhen e perjashtoi, dalin mesazhet e Anes me te dashurin ne Whats App ne kohe kur dilte me djemte ne program

Perputhen vijon te dhuroje lajme per te gjithe ndjekesit e saj. Lajmi i dites u be largimi i Xhevana Ndojit. Vajza 20-vjecare qe u kthye ne personazh gjate emisionit. Ana doli me nje reagim ne Instagram sot duke deklaruar se do te largohej nga emisioni. Ajo tha se produksionin e kishte “detyruar” te merrej me skenare.

Realiteti eshte tjeter, burime te ndryshme bejne me dije se ishin drejtuesit e Perputhen qe perjashtuan vajzen. 20-vjecares iu komunikua largimi sepse theu rregullat. Ana u kap duke shkembyer mesazhe me te dashurin duke shkuar ne takime me djemte. Portali yne ka siguruar foton ne te cilen shihet Ana duke komunikuar me te dashurin e saj.

Ne foton qe dispunojme nga Whats App i saj shihet mjaft qarte dhe emri i bisedes “Zemra ime”. Biseda eshte shpjeguese se si Ana i kerkon personit ne fjale te qendroje i qete. Produksioni ka arritur te siguroje provat e mjaftueshme dhe ka perjashtuar konkurrenten. Te njejtat burime bejne me dije se neser eshte nje emision i plote ku do te flitet per sjelljen e paqendrueshme dhe kontradiktore te Anes.

Dy-tre dite me pare, një nga konkurrentet më të zhurshme të Për’puthen ka treguar se është larguar nga programi.Ritvana ka treguar se është larguar nga “Përputhen”. Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e programit të dashurisë.

Deklarata e saj vjen pak kohë pasi Ritvana tha në një prej puntatave të “Përputhen” se po pret rezultatet e disa analizave shëndetësore.“Përshëndetje grupi! Unë nuk jam pjesë e programit pasi shendeti im qoftë mendor qoftë fizik eshte më i rendesishem sesa nje program televiziv.

Dhe aspak sepse me intereson trekendeshi imagjinar, pasi un e kam thyer atë trekendesh akoma pa u formuar, gjithcka qe bi ndesh me parimet e mia nuk e pranoj si pjese te jetes time”, ka shkruar Ritvana. Ndërkohë duke parë këto firo, Olsa Muhameti ka menduar të rikthejë këtë sezon disa nga konkurrentët e Përputhen 2. Dy emrat e parë që po qarkullojnë janë Mevlani dhe Ana Lleshi.