Përputhen/ Deklarata e papritur e Antonetës pas takimit me Lulzimin

Nisur nga masat e marra për të ndalur përhapjen e Koronavirusit, emisionit televizive këtë fundjavë janë zhvilluar ndryshe, pasi nuk lejohen më shumë se persona në studio. Ky rregull është zbatuar dhe nga “E Diell”, megjithatë kjo nuk e ka ndalur vazhdimin e programit “Përputhen”, me djemtë dhe vajzat që i zhvilluan bisedat dhe debatet e tyre me lidhje direkte.

Një nga gjërat që u diskutua më tepër ishte padyshim takimi i Lulzimit dhe Antonetës dhe në ç´pozicion ndodhet kjo e fundit në raport me të. Sipas saj, mes tyre janë gjërat shumë mirë dhe takimi në 90% të kohës ishte shumë mirë. Megjithatë ajo është në pikpyetje në marrëdhënien që mund të ketë me të, sepse e sheh Lulzimin të sillet ndryshe kur është në studion e programit dhe ndryshe kur është në takime apo kur komunikon me të tjerët. Për Antonetën, raporti me të është super, por do ta studiojë më tepër sjelljen e tij, për shembull nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si është sjellë dhe është shprehur për Edonën.

Deklaratën e saj të plotë mund ta ndiqini këtu: