‘Përplasje’ mes Marinës dhe Luanës. Kush do të ‘fitojë’?

Ato të dyja, përveç motra, janë edhe moderatore të njohura të ekranit shqiptar. Të ndara në dy televizione të ndryshme, Marina dhe Luana do të moderojnë këtë sezon dy emisione të ndryshme. Por ajo që i ‘bashkon’ është orari i njëjtë në të cilën do të transmetohen programet e tyre.

Marina do të prezantojë spektaklin e humorit ‘Klanifornia’ në ‘Klan’, ndërsa Luana do të prezantojë ‘Shiko kush Luan’ në ‘Top Channel’.

Marina-2

Kjo ‘përplasje’ mes motrave Vjollca i ka vënë në pikëpyetje fansat e të dyjave. Kë duhet të shohin ata? Luanën apo Marinën?

Një zgjidhje e ka Marina e cila thotë të kalojnë me rradhë të dyja por zgjidhja më ‘efikase’ është sygjeruar nga Luana e cila ju thotë fansave të blejnë dy televizorë.

Përballja mes motrave do jetë mjaft interesante. Të shikojmë kush nga të dyja do të ketë shikueshmëri më të madhe.