Përplasje dhe akuza! Kiara dhe Zhaklina lënë gjithçka pas
Ka nisur sot “Dancing with the stars Fan Club” në drejtimin e Kiara Titos. Dhe siç ishte përfolur në pozicionin e opinionistes ishte Zhaklin Lekatari.
Pozicioni i Zhaklinës si opinioniste, duket se do të jetë i përkohshëm, të paktën kështu na la të kuptonim Kiara në një intervistë, pak para nisjes së emisionit.
Kujtojmë se ato kanë pasur përplasje të forta gjatë “Big Brother VIP”. Asokohe, Zhaklina tha se familjarët e Kiarës e kanë kërcënuar dhe se do i drejtohej drejtësisë.