Përplasja virtuale e para disa viteve largon Kelvin nga intervista me Ermal Mamaqin

“A e ke bërë çiçin në dush?” ishte fraza që futi në një debat virtual gjatë vitit 2017 Ermal Mamaqin dhe Kelvi Kadillin. Ky i fundit e akuzoi për kopje ndërkohë nga ana tjetër Ermali shprehej se nuk e njihte dhe se nuk e  kishte dëgjuar ndonjëherë.

https://lapsi.al/2017/10/03/kelvi-kadili-i-merr-hakun-mamaqitje-kopje-e-gjalle-foto/

Por mesa duket një hatërmbjetje ekziston ende tek Kelvi, i cili  gjatë emisionit “Siluetë me Gerta Gixharin” nuk u përfshi fare në intervistën me Ermal Mamaqin ndryshe nga çndodhi me Olta Gixharin. Madje siç shihet në pjesën e dytë të emisionit ai nuk ndodhet fare në studio. Ndërkohë Gerta Gixhari moderatorja e emisionit e pyetur nga Lapsi.al theksoi se Ermali nuk ishte kundra pjesmarrjes së Kelvit, ka qënë ky i fundit ai që nuk ka dashur të jetë prezent për ta intervistuar, dhe kjo për arysen e përmendur më sipër, debati virtual i nisur nga”a e ke bërë ndonjëherë çiçin në dush”.

Kelvi-2