Përplasen ashpër Dalina Buzi dhe Jerina Lalaj: ‘Je e padrejtë me njerëzit, po përdor 5 minutat e lavdisë’

Dalina Buzi dhe Jerina Lalaj janë përplasur ashpër mbrëmjen e djeshme në “Goca e Gra”, një debat që duket se kaloi edhe në personal mes tyre. Shkak u bë një status që Jerina kishte bërë në Instagram në lidhje me jurinë e “Dancing With The Stars”, pjesë e të cilit është dhe Dalina krah Kledi Kadiut, Armand Pezës dhe Valbona Selimllarit.

“Dancing do mbarojë shpejt, por helmit që keni në bark ça do i bëni. Një i frustruar mbetet gjithmonë i frustruar”, shkruante Jerina në statusin e saj që u risoll në vëmendje gjatë emisionit.

E pyetur në lidhje me këtë status, ajo u shpreh se i duken shumë të hidhura komentet në spektaklin e kërcimit dhe se çdo gjë bëhet për vëmendje. Ajo i tha Dalinës se tregohet e padrejtë me konkurrentët dhe se po shfrytëzon ‘5 minutshin e famës që i është dhënë për vëmendje’.

Nga ana tjetër, Dalina u shpreh se televizioni është i tillë dhe theksoi se nuk ka asnjë interes ndaj askujt në spektakël.

Pjesë nga debati:

Jerina: Unë vij nga bota e televizionit, e njoh shumë mirë televizionin, si zgjidhen personazhet. Ndërkohë që Dancing ka qenë një spektakël i hidhur, që mbledh të gjithë familjen. Çdo koment ishte negativ. E kam parë, e kam analizuar dhe komentet negative janë falas. Duket sikur ai pozicioni që ke po e merr dhe po thua më erdhi rasti për të shtypur kokën sepse ky është momenti im. Nga ana edukative kjo është shumë e rëndë.

Dalina: Ç’do të thotë nga ana edukative është shumë e rëndë? Të thuash të vërtetën?

Jerina: Të thuash nuk kërceve mirë është tjetër gjë, të bësh komente nga ana jote është shumë për mendimin tim.

Dalina: Çfarë të bëjmë ne çdo natë? Meqë njeh televizionin.

Jerina: Nëse ti je duke punuar për Instagramin tënd nuk do të thotë vazhdosh ta bësh.

Dalina: Të gjithë punojmë për interesin tonë.

Jerina: S’më pëlqen ky sensi të bëjmë më të keqen që të shtohet debati dhe të klikohemi. Nëse në rangun personal ka ngarkesa atëherë…

Dalina: Unë nuk e çaj kokën për atë që the. Nëse e njeh televizionin, nëse është ashtu siç thua ti, ka mbaruar spektakli. Ore, ka vdekur show.Të them unë ty që je shumë mirë…

Jerina: Pra ti po e bën për show. Tani je e padrejtë me njerëzit. Të gjithë njerëzit që ftohen për të votuar, po votojnë për show-n e Dalinës.

Dalina: O goce është pjesë e show-t moj. Pse mua më intereson të bëj debat për ndasitë e kalamajve. Unë jam pjesë e një spektakli, jam pjesë e një televizioni. Nuk është juri për “Teatrin Bolshoi”. Në “Teatri Bolshoi” nuk do isha si unë, si Mandi mund të jetë si Julka. Po Dancing entertainment (argëtim) është. Unë s’e kam personale me asnjë. S’kam interes, ti Jerina mendo çfarë të duash. Unë ato çfarë mendoj do i them.

Class