“Përpara kësaj shtatzënie pësova abort”- Rrëfehet Belen Rodriguez, zbulon emrin dhe gjininë e bebit: Na bëri të kuptojmë se…

Belen Rodriguez zbuloi pak kohë më parë se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, Antonino Spinalbese.

Dhe tani modelja e njohur zbuloi gjininë, si edhe emrin e foshnjës që do vijë në jetë së shpejti. 36-vjeçarja, e cila është nënë e një djali me ish-bashkëshortin Stefano de Martino, do mirëpresë në jetë një vajzë.

“Kam ëndërruar për një vajzë. Do quhet Luna Marie dhe do lindë në verë. Shpresoj të më ngjajë mua, mezi pres ti bëj flokët gërsheta,”– tha bukuroshja argjentinase për “Verissimo”, e cila është në muajin e 5-të të shtatzënisë.

Ndërsa zbuloi edhe fatkeqësinë që i ndodhi përpara se të ngelte shtatzënë me vajzën.

“Para kësaj shtatzënie kam humbur një fëmijë. Mbeta shtatzënë aksidentalisht. Kur unë dhe Antonio e zbuluam, ishim shumë të entuziazmuar. Nuk e prisnim, gjithashtu ishte me të vërtetë shumë herët por pastaj e kuptuam se nuk ishte aq keq sepse ishim dashuruar çmendurisht. Por ishte një shtatzënie që nuk përfundoi, pasi humbja foshnjën pas katër ditësh. Ishte e tmerrshme, por na bëri të kuptojmë se dëshironim shumë një fëmijë së bashku. Për fat të mirë, muajin tjetër ngela sërish shtatzënë,”– tregoi Belen Rodriguez.

Ajo foli edhe për historinë e re të dashurisë me Spinalbese, teksa i bëri një deklaratë partnerit të saj: “Kisha ndaluar së besuari në dashuri. Sot dua që të zgjasë përgjithmonë, nuk do të gjej më kurrë një person si Antonino.

/Panoramaplus.al