I përmendin Mimoza Shkodrën, kaq mjafton që Seldi Qalliu të mos përmbahet

Gjatë natës së parë të spektaklit “Dance with me”, këngëtari Seldi Qalliu konfirmoi lajmin se ai dhe këngëtarja Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës. Madje u shpreh se edhe përse janë ndarë, ka shumë respekt për të dhe familjen e saj, shkruan Alpenews. Së fundmi Seldi ka publikuar një video ku shihet me moderatoren Anjeza Maja, e kjo gjë s’i ka pëlqyer s’i duket një komentueseje, e cila e ka ironizuar këngëtarin për faktin që nxjerr vajza në Instagram, dhe duke i kujtuar Mimoza Shkodrën e quan “kastravec”.

Mirëpo ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Seldit, dhe nuk ka hezituar t’i përgjigjet. “O injorante e kam shumë kollaj me t’bo block por po t’jap 1 këshillë…..shif punët e tuja shpinë tate dhe pastroje shpirtin e zi se mbake shumë erë të keqe!”, ka qenë përgjigja e Seldit.