I përmendin martesën me Gjikon, Elita Rudi reagon në këtë mënyrë
Mediat për një kohë të gjatë flasin mbi martesën e Elita Rudit dhe Gjikos. Çifti që kanë gati dy vite bashkë thuhet madje se në çështje muajsh do bëhen prindër pasi Elita mund të jetë shtatzënë. Gjithë këtë periudhë, çifti e kanë kaluar duke refuzuar të thonë të vertëtën.Gjiko dhe Elita kanë preferuar që mos t’i japin mediave përgjigje mbi aludimet e mundshme për asnjë moment, duke lënë mes tjerash edhe fansat me shumë pikëpyetje. E pak mbi martesën, prezantuesja ka folur sonte në emisionin që modern, shkruan Prive. Kur në bashkëbisedim i kanë përmendur martesën, Elita preferoi të mos thotë gjë duke pyetur: “Çfarë martese?”. Kur të gjithë e dinë e flasin për të, duket se Elita ka vendosur që vetë, të mos japë informacion mbi planet për një hap të tillë në lidhjen e saj.