Përlotet Albërije Hadërgjonaj: Më ka lënduar historia e Beatrix
Është vajza që çdo nënë do ta donte, thotë Albërije Hadërgjonaj kur flet për mbesën e saj, Beatrix Ramosaj.
Motra ime është gruaja më me fat në botë ta ketë Beatriksën vajzë, thotë këngëtarja, në një intervistë për “Goca dhe Gra”.
Ajo përlot kur kujton periudhën e vështirë që Beatrix kaloi pas përfundimit të “Big Brother VIP” dhe ndarjes nga Donald Veshaj me të cilin pati një romancë.
“Triksa është shumë e butë. Më ka lënduar shumë sepse nuk e ka merituar”, shprehet Albërije.
Më herët, ajo u shpreh se nga Beatrix kanë përfituar të gjithë.
“Beatrix është një vajzë e butë e çiltër dhe naive. Është momenti për të se kanë përfituar të gjithë. Dua ta mbyll këtë temë, si teze dhe si artiste në radhë të parë. Mendoj historia e Big Brother doli jashtë kontrollit mori norma të papritshme dhe Beatrix përveçse shumë e brishtë, është vajzë pa eksperienca. Kjo nuk ishte ndonjë gjë… Jeta është një dhuratë duhet të ngrihemi ta bëjmë atë të bukur për veten tonë, për askënd tjetër. Nëse një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë. Jo të gjithë burrat janë të mirë”, tha Albërija.
Top Channel