PËRLESHJE e dhunshme në Kuvendin e Kosovës/ Deputetët i “sulen” Kurtit, goditet ministri (VIDEO)

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur pak më parë në Kuvendin e Kosovës, ku disa deputetë janë konfliktuar fizikisht me kryeministrin Albin Kurti.

Kurti ka qenë në foltore duke mbajtur fjalim në lidhjem e tensionet në veri, ai është spërkatur me ujë e më pas deputetët janë nisur drejt tij duke e sulmuar, e po ashtu kanë goditur ministrin Hekuran Murati.

Në këtë moment ka ndërhyrë sigurimi që ka rrethuar kryeministrin, teksa është njoftuar dhe policia.