Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine Dion, këngëtarja mund të mos këndojë më në publik

Këngëtarja e famshme, Celine Dion mund të mos këndojë më në publik. Sëmundja e saj është përkeqësuar, ndërsa media amerikane “Radar Online”, teksa citon burime pranë këngëtares, shkruan se aktualisht, ylli i muzikës nuk mund të largohet as nga shtëpia.

Këngëtarja po lufton prej kohësh me sindromën e pashërueshme neurologjike SPS, e cila bën që muskujt e saj të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar.

Ndërsa nuk ka një kurë për SPS, ka trajtime dhe Celine Dion ka treguar se po bën gjithçka që mundet për të minimizuar simptomat, por aktualisht gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.

Këngëtarja duket se nuk ka në plan të rikthejë datat e turneut të planifikuara, të cilat ajo i anuloi në maj.

/rtsh.al/