Përjetoi pesë “sulme paniku”, 19-vjeçarja hap derën e aeroplanit dhe hidhet

Një 19-vjeçare k hapur derën e aeroplanit dhe është hedhur duke i dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Magagaskar.

“The Sun” shkruan se, studentja Alana Cutland ra nga një lartësi mbi 1 mijë metra. Sipas hetimeve paraprake rezulton se adoleshentja ka pësuar pesë “sulme paniku”, ndërsa ishte në udhëtimin hulumtues për specien e rrallë të gaforreve, të cilin ajo e financoi vetë.

Pan-2

Dëshmitarët janë shprehur se Alana ka patur disa momente debati me pasagjerin, Ruth Johnson, i cili tentoi që ta mbante në aeroplan për disa minuta. Madje edhe piloti ka ndihmuar që ta qetësojë atë.

Alana pati disa momente debati me pasagjerin Ruth Johnson, i cili tentoi ta mbante në aeroplan për disa minuta. Por 19-vjeçarja ka arritur që të hapë derën e aeroplanit dhe të hidhej.

Pan-1

Ndërkohë policia dhe vendasit janë përpjekur që të gjejnë trupin e saj në rajonin e largët Analalava. Gjithashtu ata kanë frikë se nuk do ta gjejnë kurrë atë, për shkak të vendndodhjes së largët.