“Përgjithmonë PO”- Eliona Pitarka kurorëzon lidhjen e dashurisë me partnerin

Eliona Pitarka do të martohet! Ka qenë vetë aktorja e humorit që e ka dhënë lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në Instagram. Teksa shfaqet e lumtur, ajo tregon dorën me unazën e propozimit.

“Përgjithmonë ne, përgjithmonë PO”– shkruan ajo teksa tregon se partneri i saj i ka propozuar dhe përgjigja e saj ka qenë “Po”.

Eliona ka pranuar publikisht se prej vitesh po shijon një lidhje romantike, të cilën preferon ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Gjithsesi, një lajm kaq të lumtur ajo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit që tani presin ta shohin me fustanin e bardhë. Urime!

News31