Përfundon me 12 të qepura në spital, Neymar kërcënon partnerin 23-vjeçar të nënës së tij

Lidhja e nënës së Nejmar me Tiago Ramos, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kjo për shkak të diferencës së madhe në moshë mes të dyve, në nënën e yllit brazilian që ishte 30 vite më e madhe se i dashuri i saj.

Megjithatë lidhja mes të dyve nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi shumë herë ka pasur zënka, kjo edhe për faktin se thuhet se Tiago Ramos është homoseksual dhe gjatë lidhjes me nënën e sulmuesit, ka shkuar edhe me meshkuj të tjerë.

Pak ditë më parë, Tiago Ramos, pësoi disa dëmtime të mëdha në krahun e tij dhe shkoi menjëherë në spital, ku mori 12 të qepura, pasi ishte çarë me xham, raporton “Mundo Deportivo”. Tiago thuhet se ka pasur një zënkë me Nadine Gonçalves dhe në nerva e sipër ka goditur me grusht një xham, nga i cili thuhet se ka marrë dëmtime të shumta.

Gjithashtu  gazetari i njohur Leo Diaz, ka zbuluar një audio ku dëgjohet Nejmar që flet me miqtë e tij dhe prek pikërisht këtë temë, teksa e quan Tiagon “viadinhio”, e cila ka të bëjë pikërisht me homoseksualitetin. Nejmar ka pasur një bisedë me Tiagon, ku i ka thënë se do e pësonte keq nëse i bën diçka të keqe nënës së tij.

PANORAMASPORT.AL