
Përfundon martesa mes Fedez dhe Chiara Ferragni, ja çfarë u vendos për fëmijët
Një nga martesat më të përfolura në Itali dhe më gjerë, ajo mes reperit Fedez dhe influenceres Chiara Ferragni, është përfunduar zyrtarisht. Sipas mediave italiane, dje Gjykata e Milanos ka shpallur divorcet e çiftit, duke konfirmuar kështu ndarjen pas një periudhe të gjatë tensioni.
Nëpërmjet një marrëveshjeje të arritur ndërmjet avokatëve të dy palëve, është vendosur që kujdestaria e dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, do të jetë e përbashkët dhe me pjesëmarrje të barabartë nga të dy prindërit. Gjykata ka përcaktuar gjithashtu që Fedez do të mbulojë shpenzimet për shkollimin dhe kujdesin shëndetësor të fëmijëve, ndërkohë që nuk është parashikuar pension ushqimor për asnjërën palë, as për fëmijët dhe as për Chiara Ferragni.
Pas gjashtë vitesh bashkëjetesë dhe dy fëmijëve, lidhja e tyre përfundoi në një ndarje që u shoqërua me akuza reciproke për tradhti dhe pabesi. Megjithatë, dyshja arritën të menaxhojnë përfundimin e martesës në mënyrë paqësore, duke shmangur betejat e gjata ligjore.