
Performanca e fundit e Alban Skënderajt, ç’po ndodh me artistin?
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka bërë një postim pak të çuditshëm në Instagram. Duke njoftuar për një koncert të tij në Tiranë, ai la shumë pikëpyetje. “Koncerti im i fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”, shkroi këngëtari duke mos treguar asgjë më tepër, shkruan Prive. Nuk dihet akoma arsyeja e kësaj ‘zhdukje’ nga qyteti ku jeton, megjithatë presim të ardhmen për të parë çfarë do të ndodhë me artistin.