Përflitet se Zayn Malik tradhtoi Gigi Hadid me aktoren e famshme
Zayn Malik tradhëtoi Gigi Hadid me Abi Clarke.
Zayn Malik dyshohet se e ka tradhtuar ish-të dashurën Gigi Hadid me yllin e Towie, Abi Clarke.
Siç raporton “The Sun”, Abi Clarke i tha shoqes së saj se Malik ishte ‘i fiksuar’ pas saj dhe romanca e tyre ishte e tillë nga “Fifty Shades of Grey”.
“Përvojat e mia me të ishin si Fifty Shades of Grey. Unë e quajta atë “Mr Grey”. Kaluam shumë mirë së bashku”.
Lidhja e raportuar e Zayn filloi në Los Angeles, por shpejt përfundoi kur Abi pa një mesazh nga Gigi Hadid në telefonin e tij, ku shkruhej: “Më mungon”.
Abi i tha shoqes së saj: “Isha e shtangur. Më bëri të ndihesha vërtet keq. Ai e kishte bërë të qartë se ishte beqar. Ai ishte aq i vëmendshëm ndaj meje sa mendova se duhet të ishte e vërtetë. Ne ishim duke parë shumë njëri-tjetrin dhe ju rritën ndjenjat. Ishte shumë e sikletshme”.
Në një rast, Zayn gjithashtu e krahasoi Abi me ish të fejuarën Perrie Edwards, me të cilën u nda në vitin 2015.
Zayn gjithashtu u nda nga supermodelja Gigi në tetor, pas gjashtë vitesh së bashku. Ata kanë një vajzë 16-muajshe Khai.