Perez e di rrezikun, nëse vjen Mbappe duhet sakrifikuar Vinicius Junior

Mbrëmë PSG u eliminua sërish nga Champions League ndaj një Bayern Munich që ishte superior në fushë .

Tani, me këtë eliminim, Mbappe është i qartë se kurrë se koha e tij në PSG ka mbaruar dhe ai do të bëjë gjithçka për t’u largur verën e ardhshme.

eDjepas përfundimit të ndeshjes, Mbappé iu drejtua shtypit spanjoll dhe theksoi, nje spanjishte të përsosur, se tani objektivi i tij është të fitojë Ligue 1 dhe se më pas, “do të shohim”.

Florentino e di se nënshkrimi i tij mund të përbëjë një rrezik

Nëse Florentino Pérez sheh mundësinë e madhe për të nënshkruar me Kylian Mbappe këtë verë, duhet të sakrifikojë Vinicius Junior.

Megjithatë, nënshkrimi i tij në merkaton e ardhshme të verës duket i komplikuar, pasi siç theksoi Edu Aguirre mbrëmë në El Chiringuito, nga Parisi do t’ia vështirësojnë shumë Realit kryerjen e operacionit.

PSG-ja ka qenë gjithmonë e interesuar për lojtarin e Real Madridit dhe në rast se Los Blancos Mbappee, nuk do të rrinin duarkryq dhe do të bënin gjithçka për të nënshkruar me brazilianin. Dhe gjithashtu duhet theksuar se të dy futbollistët luajnë në të njëjtin pozicion.

Nënshkrimi me Mbappe do të ishte bomba e madhe e verës dhe ëndrra e të gjithë tifozëve të Real Madridit do të realizohej. Por Florentino nuk do të marrë ndonjë rrezik të panevojshëm dhe nuk ka në plan të humbasë një lojtar si Vinicius, i cili ka dhënë gjithmonë gjithçka dhe ka qenë gjithmonë 100% i përkushtuar ndaj klubit. Është vetëm Mbappe ai që duhet të ndërmarrë hapat përkatës nëse dëshiron të veshë fanellën e Los Blancos sezonin e ardhshëm ose në 2024. /G.D abcnews.al/

Burimi: Planeta Real Madrid