Përdorën sëmundjen për publicitet/ E vërteta e VIP-ave që deklaruan se u prekën nga Covid-19

Në situatën e pazakontë që ka pushtuar njerëzimin nga frika e prekjes me Covid -19, këtë periudhë ka rënë në sy protagonizmi i disa personazheve të njohur shqiptarë, të cilët e përdorën sëmundjen për publicitet, pasi deklaruan se u prekën nga virusi dhe e mposhtën atë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe pse u vetëdeklarua publikisht si i prekur nga COVID-19 dhe u izolua, u shfaq në një intervistë televizive. Për çudi intervista u transmetua nga RTSH si “live”, ndërsa intervistuesi rezultoi gjithashtu i prekur me Covid-19, dhe fjala ishte për moderatorin e njohur, Bledi Strakosha.

Duke qenë se si Veliaj dhe moderatori kishin disa ditë që kishin deklaruar se ishin infektuar dhe ishin izoluar, intervista mendohej se ishte me regjistrim, dhe jo e drejtëpërdrejtë. Por nga kjo intervistë fillimisht lindën dyshimet, se si mund të jenë infektuar kreu i bashkisë, Veliaj, dhe Strakosha e nëse njëri prej të dyve ka qenë me Covid, dhe ia ka transmetuar tjetrit.

Ndjekësit pyesnin nëse e mori virusin Veliaj gjatë kësaj interviste, apo ishte Strakosha ai që bashkë me përgjigjet e kreut të Bashkisë mori “dhuratë” dhe Covid-19-të. Vetë Strakosha gjatë një intervistë për “Wake up” në “Top Channel” u shpreh: “Sot në emisionin tim të fundit kam të ftuar Erion Veliajn. Emisioni transmetohet sot, por është regjistruar në datë 30 qershor. Thjesht kanë përkuar datat e infektimit me Covid-19 mes nesh, por unë nuk mendoj se me një muaj distancë më ka infektuar Erioni mua, apo e kam ifektuar unë atë”, tregoi Stakosha.

Më vonë ata dolën dhe thanë se e kishin fituar betejën me Covid-19 edhe “pse nuk ishte e lehtë”, por shumë ndjekës e vunë në dyshim faktin nëse dy personazhet e njohura ishin prekur me të vërtetë, apo këtë lajm e përdorën për publicitet.

Ndërkohë që sipas informacioneve dhe komentuesve të shumtë në rrjetet sociale, rezulton se këta personazhe nuk kanë qenë të prekur me Covid-19, dhe e gjitha është bërë për të tërhequr sadopak vëmendjen e publikut.

Kujtojmë që mes listës së personazheve të njohur që dolën dhe deklaruan se ishin prekur me Covid-19, përmendim; aktorin e “Portokalli”-së, Florian Binaj, këngëtarët nga Kosova, Adelina Thaçi, Art Abazi, Eliza Hoxha, Adelina Emini, menaxheri i I “BabaStars”, Dekorim Sahiti, etj. Por deklarata se dyshonin që e kishin kaluar Covid-19 bënë edhe Rudina Dembacaj, Orgesa Zaimi apo Einxhel Shkira.

www.story.al