Përditësimi i renditjes së FIFA-s, ja në çfarë vendi e mbyll Shqipëria dhe Kosova 2020-ën

Kombëtarja e Shqipërisë e mbyll vitin në vendin e 66-të në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s.

Asnjë ndryshim nga renditja e muajit nëntor, ku skuadra kuqezi fitoi tre pozicione pas dy fitoreve në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve. Ky është rezultati më i mirë i përfaqësueses kuqezi në vitin 2020 sa i përket renditjes botërore.

Asnjë ndryshim edhe për Kosovën, që këtë e vit e mbyll në vendin e 117-të në klasifikimin e FIFA. Sa i përket kryesuesëve, Belgjika ruan vendin e parë e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

PANORAMASPORT.AL