Përditësimi i fundit/ Cara me rritjen më të madhe, shikoni vlerat e lojtarëve të Partizanit
Vlerat e futbollistëve të Partizanit kanë ndryshuar në përditësimin e fundit të “Transfermarkt”. Disa kanë pësuar ulje të çmimit, ndërsa disa të tjerë rritje, në bazë të performancave që kanë bërë këtë sezon.
Emra si Bardhi, Asani, Mala, Broja, por dhe Hakaj e Bitri kanë pësuar rritje të vlerës. Megjithatë, futbollisti që ka pasur ngritjen më të madhe, është talenti Tedi Cara. 20-vjeçari vlerësohej vetëm 75 mijë euro deri pak ditë më parë, ndërsa tani, vlerësohet plot 200 mijë euro.
Një rritje e konsiderueshme kjo e çmimit të kartonit, ndikuar pa diskutim dhe nga forma e mirë e sulmuesit anësor, i cili ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë në 18 ndeshje që ka luajtur. Një lojtar me të ardhme…
PANORAMASPORT.AL