Përditësim nga drama: Fifi rikthen këngën me Eglin, por njerëzit e kritikojnë

Bashkëpunimi mes Eglit dhe Fifit, “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”, është rikthyer në Youtube. Kënga u postua në InstaStory nga Fifi, me mbishkrimin:

“Back on Youtube/Rikthehet në Youtube.”

Përditësim nga drama: Fifi rikthen këngën me Eglin, por

Nga ana tjetër, Egli nuk ka bërë asnjë reagim deri në këto momente. Po ashtu, ndryshe nga Fifi, nuk e ka publikuar në rrjete sociale këngën.

Gjithashtu, Egli nuk ka rikthyer as fotot me Fifin apo nga sheshxhirimi.

Pse u hoq kënga?

Dy protagonistet e kësaj drame nuk kanë bërë asnjë reagim mbi motivet, por njerëzit kanë disa teori.

Sipas komenteve, një pjesë e mirë e tyre mendojnë se kjo ishte një lëvizje për vëmendje, gjë e cila është kritikuar nga ndjekësit e tyre.

Përditësim nga drama: Fifi rikthen këngën me Eglin, por

Nga ana tjetër, më herë Prive raportoi se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje sa i përket ndarjes së fitimeve nga kënga. Sipas Priva, Fifi është investuar personalisht në realizimin e videoklipit, ndaj ka kërkuar më shumë përqindje të fitimit.

Së treti, mbase mund të bëhet fjalë vetëm për një problem teknik, por fshirja e fotove nga ana e Eglit e bën më pak të besueshme këtë teori.

Anabelmagazine