‘Përdhunuesit kanë fytyrë dhe emër’/ Qytetarët shpërndajnë ONLINE fotot e 5 AUTORËVE që përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Lezhë

‘Përdhunuesit kanë fytyrë dhe emër’ shkruhet në foton e shpërndarë në rrjetet sociale, aty ku tregohen fytyrat dhe emrat e 4 personave që kanë kryer marëdhënie seksuale me dhunë ndaj 15-vjeçares në Lezhë.

Fotot e personave që kanë përdhunuar në grup 15-vjeçaren në Lezhë janë bërë publike në rrjetet sociale.

‘Përdhunuesit kanë fytyrë dhe emër’ shkruhet në foton e shpërndarë në rrjetet sociale, aty ku tregohen fytyrat dhe emrat e 4 personave që kanë kryer marëdhënie seksuale me dhunë ndaj 15-vjeçares në Lezhë.

Siç shihet, në foto janë Adrian Gjikolaj, Nike Lleshi, Albert Molla dhe Ermal Tarazhi.

Fotoja është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale nga qytetarë dhe persona publikë që shprehin mllef kundrejt personave të lartpërmendur. Ai që mungon në këtë kolazh fotosh është dhe Artan Kaçorri, i cili sipas familjarëe të të miturës, është dhe ‘kapoja’ i grupit. Mirëpo fotoja e tij është shpërndarë në faqe të ndryshme në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë u bë publike tre ditë më parë në media. Ka qënë e mitura e nxitur nga prindërit ajo e cila ka bërë denoncimin në polici për përdhunim dhe shantazhim nga 5 personat. Menjëherë pasi ngjarja u bë publike, të rinjtë u arrestuan ndërsa në dritë dolën detaje të reja nga e gjithë ngjarja.

(a.b)/dosja.al