Përdhunoi dhe vrau 16-vjeçaren, ekzekutohet me injektim ish-marinsi në SHBA
Një ish-nënoficer i marinës, i cili pranoi se kishte përdhunuar dhe vrarë një vajzë 16-vjeçare në vitin 2000, u ekzekutua në shtetin e Mississippit në SHBA.
Thomas Edwin Lowden , 58 vjeç mori një injeksion kimik në burgun e mbipopulluar Partsman në këtë shtet konservator jugor të SHBA, ditën e djeshme.
Ish-marinsi kishte rrëfyer se kishte rrëmbyer Lisa Grey në vitin 2000 kur e gjeti atë në një rrugë fshati, ku makina e saj kishte mbetur nga një gomë.
Ish-nënoficeri, pranoi se e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur adoleshenten në furgonin e tij të mbyllur dhe më pas e kishte mbytur. Vajza e mitur u gjet të nesërmen në anë të rrugës, ku në trupin e saj ishte shkruar “Më fal”.
Ekzekutimi i tij dje ishte i pari në Misisipi këtë vit dhe i dyti që nga viti 2013, pasi autoritetet në shtet kanë luftuar vitet e fundit për të blerë kimikatet vdekjeprurëse që përdorin për këtë qëllim. Ky ishte gjithashtu ekzekutimi i 18-të i një dënimi me vdekje në SHBA.
Dënimi me vdekje vazhdon të zbatohet në rreth gjysmën e shteteve të SHBA-së, por deri më tani është kryer vetëm në pesë (Alabama, Arizona , Misuri, Oklahoma dhe Teksas).