Përdhunoi adoleshenten që e njohu në Instagram, nëna e shqiptarit në polici: Atë natë isha në shtëpi, nga dhoma dëgjova të qeshura. Djali më tha…

Një tjetër version për përdhunimin e nxënëses 17-vjeçare nga një shqiptar jep nëna e 27-vjeçarit.

Pas arrestimit të djalit të saj pasditen e së martës, nëna e 27-vjeçarit deklaron se nuk ka ditur asgjë për “takimin” që djali i saj ka pasur me adoleshenten.

Madje ajo pretendon se ka qenë e pranishme në shtëpinë e tyre në Agia Varvara atë natë, të hënën kur i riu çoi një vajzë në banesën përdhese.

“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 01:00 dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë’. Nuk dëgjova zhurmë siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura”, pohon nëna e djalit të ri, duke folur për protothema.gr.

“Çfarë ndodhi e mora vesh kur policia hyri në shtëpi të nesërmen dhe më kërkoi djalin. Fillimisht as që e kuptova që ishin policë, nuk më shkoi mendja”, tha nëna e të akuzuarit për përdhunimin e 17-vjeçares.

E ëma e shqiptarit shtoi se mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e tyre ndodhej dhe një mysafir, mik i familjes.

Autori i dyshuar 27-vjeçar është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërsa ditën e premte pritet të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzën për përdhunimin e nxënëses 17-vjeçare. Sipas informacioneve, i riu ishte njohur me të miturën nga Kamatero përmes Instagramit duke iu prezantuar asaj si pakistanez.