Përdhunimi i 19-vjeçares nga 7 djem, reagon ashpër këngëtari shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Palermon ku një grup prej 7 djemsh kanë përdhunuar një 19-vjeçare.
Këngëtari me origjinë shqiptare i cili jeton dhe punon në Itali, Ermal Meta ka reaguar ashpër duke e quajtur përdhunimin një krim kundër njerëzimit.
Meta ka përdorur rrjetet e tij sociale për të dënuar aktin e rëndë dhe për të bërë thirrje që kriminelët të marrin dënime shembullore.
“Edukimi duhet të funksionojë përpara se të arrihet deri në një neveri të tillë. Kur përdhunoni një grua ju vrisni besimin e saj në të ardhmen dhe tek të tjerët dhe pa këtë besim ju komprometoni edhe aftësinë e saj për të lindur fëmijë. Kjo komprometon të gjithë njerëzimin. Përdhunimi është krim kundër njerëzimit,” – u shpreh këngëtari.