Përdhunimi i 11-vjeçares nga miku i familjes/ Babai i vajzës zbulon detaje

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ku një 11-vjeçare u abuzua seksūalisht.

Gazetarja Dorjana Bezat ka kryer një intervistë me babanë e të miturës. Për 11-vjeçaren babai tha se është e traumatizuar dhe e frikësuar.

Ai tha se Terollin e njeh prej shumë vitesh. Dhe, se nuk kishte vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.

“Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.” 

Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.