Përcillet për në banesën e fundit Sherif Merdani, i biri: S’do kisha zgjedhur kurrë një baba tjetër

Gerard Merdani, djali i këngëtarit Sherif Merdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, thotë ai ka marrë shumë nga babai i tij dhe se nuk do të kishte zgjedhur kurrë një baba tjetër. Duke i dhënë lamtumirën e fundit të atit, Geradi tha se babi pas daljes nga burgu nuk e kishte menduar kurrë se do të arrinte këtë moshe dhe se do jetonte edhe 32 vite të tjera.

“Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar. Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë.

Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private. Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’ dhe ‘Sinfonia e nënës’”, tha ai.