Përcillet për në banesën e fundit bossi i mafias greke, dyshohet se pas krimit qëndron një bandë shqiptarësh
Me dhimbje të madhe e në lot, familja ka përcjellë për në banesën e fundit kokën e mafias greke, Giannis Skaftouros, i cili u vra më 25 prill. Mediat greke shkruajnë se trupi i 54-vjeçarit është tërhequr pas tre ditësh, pasi po i nënshtrohej ekspertizës mjekoligjore dhe është varrosur. Nëna dhe gruaja e tij janë shprehur se dhimbjen që ndjejnë ato në ato çaste, urojnë që të mos e ndjejë askush.
“Asnjë nënë dhe asnjë grua të mos e ndjejë dhimbjen që ne ndjejmë tani. Të mos e ndjejnë këtë dhimbje as gratë e armiqve të tij,”– u shprehën të përlotura teksa dilnin nga kisha e Agios Nikolaos që ishte e mbushur me makina dhe kurora me lule.
Giannis Skaftourou u vra në vilën e tij në Dervenochoria, Beotia. Hetimet po vijojnë dhe dyshohet se pas këtij krimi qëndron një bandë shqiptarësh. Kjo vjen pas një konflikti që ka pasur vetë Skaftourou me një grup shqiptarësh në burgun e Koridhalos, ku dhe u plagos prej tyre në vitin 2018. Edhe urdhri për vrasjen e tij dyshohet të ketë dalë nga i njëjti burg, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.