Përçahet familja, Beatrixi dhe Anxhelina prishin raportet

Anxhelina Hadërgjonaj ndodhet në Tiranë, ku përveçse po punon për projektet muzikore, festoi edhe ditëlindjen e saj të 26-të. Në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja shqiptare zgjodhi të publikonte të gjitha urimet që mori dhe askund nuk u pa ai i kushërirës së saj, Beatrix Ramosaj.

Beatrix-2

Por duket se situata qenka shumë më e ndërlikuar, sesa thjesht një mesazh!

Beatrix-3

“Blitz.al” ka mësuar se dy kushërirat janë konfliktuar me njëra – tjetrën dhe nuk ndajnë të njëjtin raport si më parë. Lajmi duket se konfirmohet edhe më shumë, në faktin se ato nuk ndjekin më njëra–tjetrën në “Instagram”. Ende nuk dihet arsyeja e debatit mes tyre, ndërsa vajzat kanë zgjedhur të mos e komentojnë në media. Mbetet enigmë debati mes tyre, pasi disa javë më parë Beatrix-i së bashku me të vëllain e saj, Alban shoqëruan kushërirën e tyre, Anxhelina në udhëtimin e saj në Prishtinë.

Beatrix-1