Përballë fëmijëve, Noizy rrëfen situatën më të vështirë teksa u zhvendos në Londër
Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në programin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të fëmijëve. Ndonëse Noizy është shfaqur gjithmonë mjaft energjik, ai ka rrëfyer përballë fëmijëve një nga momentet më të vështira në fëmijërinë e tij, kur iu desh të shpërngulej në Britaninë e Madhe dhe të ndahej nga shokët.
“Kam qenë me shumë energji. Isha shumë i praptë, nuk lija dy gurë bashkë ,më thotë mami. I dashur non stop. Disa gjëra nuk ndryshojnë gjatë jetës. Do doja ta kisha më pak normale rininë time. Ku them normale do të thotë se do doja të mos e lija vendin tim në ‘97 pasi u shpërngulëm në Londër. Atje filloi rinia, vazhdimi. U desh të shkëputesha nga shokët këtu dhe kjo është gjëja më prekëse e kësaj “fatkeqësie” që m’u desh të shkëputesha nga shoqëria ime në një gjë të re. Ishte pjesa më e vështirë. Një shtet si Anglia më bëri të bëhesha burrë pak para kohe”, tregoi Noizy.
Reperi nuk i shpëtoi as pyetjeve rreth jetës private, ku tregoi se tashmë që di të gatuajë është gati ta gjejë edhe një nuse./revistawho.com