Për ‘Vogue’, Biden do e kthejë Shtëpinë e Bardhë në normalitet për një arsye krejt të veçantë

Joe Biden mund të ketë fituar me të drejtë zgjedhjet, por ai ka një rrugë të gjatë përpara për të zhbërë dëmin e Trump gjatë katër viteve të fundit. Fitorja e Biden entuziasmoi një pjesë të madhe të popullsisë amerikane, e cila i dha lamtumirën ish-presidentit, Donald Trump.

Teksa të gjithë po festojnë, ‘Vogue’ është kujdesur të kapë një detaj, jo shumë larg syrit të ndjekësve. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të marrë detyrën në 20 janar e në Shtëpinë e Bardhë pas këtij momenti do të jetojë edhe qeni i familjes Biden.

Sipas ‘Vogue’ rikthimi i një kafshe në shtëpinë më të përfolur të botës, përfaqëson faktin se gjithçka po kthehet në jetë.

Epo amerikanët duket se kanë shumë arsye për të festuar!/revistawho.com