“Për ty kom me i ra gurit e drunit”- Adriana Matoshi i bën dedikimin emocionues vajzës në ditën e saj të veçantë
Adriana Matoshi është nënë e katër fëmijëve dhe njëri prej tyre sot feston ditëlindjen.
Bëhet fjalë për njërën nga dy vajzat e aktores së njohur, së cilës, Matoshi i ka bërë një dedikim shumë të bukur, të shkruar në gegërisht.
Sapo mesnata ka trokitur, ajo ka publikuar në Instagram një video të vajzës, në sfond të së cilës dëgjohet kënga “Happy Birthday to You”.
Adriana publikoi në Instastory-n e saj një foto, ku shfaqej me vajzën e ditëlindjes, të cilën e kishte zënë gjumi në kraharorin e saj.
“Ton jetën kofsha për me t’shty përpara çika jem ma e omla. Gurit e drunit ko mi ra për me ta plotsu secilën dëshirë që ti e ki! T’paça t’shëndetshme e shumë t’hareshme ty e vllaznit e motrën tanë, bashkë me krejt fëmijët e botës. Urime ditëlindjen rrezja jem e diellit”, ka shkruar Matoshi.
Adriana po shijon romancën me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, të cilën edhe fëmijët e saj e kanë mbështetur.
Lidhja e saj me futbollistin afrikan u zbulua para disa javësh. Adriana tregoi se për herë të parë është njohur me të në një lokal.
Pavarësisht mospëlqimit që disa ndjekës kanë shprehur në rrjete sociale për marrëdhënien e aktores, çifti vazhdon të jetë “imun” dhe vazhdon të shfaqë dashurinë dhe lumturinë që ndjejnë.