Për herë të parë, publikohet foto e ëmbël e vajzës së Aldos së ‘Morning Show’: Parajsa mbi Tokë

Aldon Lipe është një ndër personazhet më të njohur për publikun shqiptar. Zëri i tij shoqëron të gjithë shqiptarët çdo mëngjes me emisionin e  ndjekur ‘Aldo Morning Show’ që pëlqehet shumë nga të gjithë.

Aldo-2

Siç dihet, Aldo ndër vite e ka mbajtur në fshehtësi të plot fytyrën e tij dhe po ashtu është treguar shumë diskret dhe për jetën e tij private. Mirëpo, ai është i martuar prej vitesh me partneren e tij Ketiona Jubanin me të cilën ka edhe dy fëmijë, një djalë 15 vjeç Marti dhe një vajzë 17 muajshe që quhet Charlot.

Aldo-3

Si rrallëherë, mbrëmjen e djeshme Aldo ka publikuar për herë të parë një foto të vogëlushes duke e prezantuar atë me ndjekësit dhe miqtë e tij. “Momente parajse në Tokë”, ka shkruar Aldo pranë fotos ku shihet portreti  i ëmbël i vogëlushes./Xing/

Aldo-1