‘Për të hoqa dorë nga muzika‘, Renis Gjoka jep intervistën e rrallë për vajzën: Është ndjesi…

Këngëtari Renis Gjoka u bë baba për herë të parë vetëm pak muaj më parë. Dhe duket se ardhja në jetë e Aurës ka ndikuar shumë tek Renisi.

I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, ai tha se kur lindi vajza vendosi të shkëputej nga muzika dhe mediat për të shijuar çdo sekond me të.

39B50292-2EFF-4C2E-A1FE-B760E5B3EE7D

Këngëtari tregoi se i këndon vajzës këngë dhe se Aurës i pëlqen shumë ‘You are so beautiful’.

B7566E09-CB29-4BB7-8ECE-39F7F7441958

I këndoj këngë të huaja. I pëlqen kur këndoj ‘You are so beautiful’. Kohët e fundit kam vënë re që ka qejf edhe Stingun pasi po shihja një koncert të tij dhe nga fillimi deri në fund u fiksua aty dhe e shijoi komplet. Unë mundohem që mesa kam mundësi të ndikoj në shijet e saj muzikore. I këndoj me zë të ulët. Pasi mbaroj këngën më zë gjumi edhe vetë. Është ndjesi shumë e bukur. Mua më vjen mirë se po e shijoj më maksimum dhe kjo është arsyeja pse jam shkëputur kohët e fundit nga muzika, mediat, intervistat. Jam shumë i dedikuar, I bëj xhiro me karrocë. I kam provuar të gjitha,’- tha ai.