“Për Stresin do të futesha dhe në vrimën e miut”, Keisi tregon sakrificat me bashkëshortin në burg

Arkimed Lushaj (Stresi) dhe bashkëshortja e tij, Keisi kanë disa muaj që qëndrojnë larg njëri-tjetrit, duke qenë se reperi ndodhet në burg pasi u arrestua në një hotel në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe Keisi ka qenë mjaft aktive në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka postuar foto e video me Stresin, duke treguar se sa shumë i mungon. Por mesa duket këto postimet e shumta të Keisit me reperin i kanë bezdisur ndjekësit e saj.

Stresi-2

Një madje e ka pyetur atë se pse bën kaq shpesh postime me Stresin, sikur kë ka zënë të dashur. “Pse hedh vetëm Stresin në Story sikur kush e di kë ke zënë të dashur?!”, i shkruan një ndjekës.Keisi nuk e ka lënë me aq dhe i ka dhënë një sqarim që i ka mbyllur gojën: “Po ja sepse ka njerëz si ti që akoma mendojnë që e kam të dashur kur unë e kam bashkëshort… ahahha jo unë e nxjerr sepse kam mall për të pikë së pari dhe se shumë fansa të tij gjithashtu kanë qejf ta shohin. Nëse ty të duket sikur kush e di kush është për mua është gjysma ime”. Madje Keisi ka treguar edhe dashurinë dhe sakrificat që mund të bëjë për partnerin.

Stresi-3

E pyetur nga fansat nëse po të lejohej të qëndronte dhe ajo pas hekurave me reperin, do ta merrte një vendim të tillë, Keisia tha: “Më duket keni filluar të më kuptoni tipin me këto lloj pyetjeje. Unë por të kisha mundësinë do të kisha qëndruar, jo në burg me të, por edhe në vrimën e miut. Sidomos që mos të mërzitej vetëm. Por të jemi realist nuk është ndihmë as për njërin, as për tjetrin ajo gjendje… Por duke qenë njeri që vepron me zemër, kisha ikur me vrap”./Panorama Plus

Stresi-1