Për Sarën nuk është aspak problem, takon familjen e ish të dashurës së Ledrit
Sara Hoxha dhe Ledri Vula po shijojnë pushimet në Ulqin.
Aty kanë rastisur me familjen e Dua Lipës, me të cilën Ledri ruan një raport mjaft miqësor edhe pse ka patur një histori dashurie.
Dhe duket se Sara është mjaft sportive kur vjen puna tek ky raport.
Prindërit, motra dhe vëllai i Duas janë takuar me Sarën dhe Ledrin, siç e tregojnë fotografitë e publikuara së fundmi në rrjete sociale dhe kanë kaluar mjaft mirë.
Sara e ka treguar edhe më herët se e shkuara e Ledrit nuk i intereson, kur publikoi foto me një tjetër ish partnere të tij, Dafina Zeqirin.